Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Për lotët dhe turpin e Sali Berishës në ceremoninë e presidentit

21:13 / June 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1654281168 saliberisha11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Ajo që ndodhi në ceremoninë mortore të presidentit Bujar Nishani, është ajo që Sali Berisha ka bërë në këtë vend, sa herë që ikin nga kjo botë miqtë dhe armiqtë e tij.

Ai përdhos çdo solemnitet të ceremonive mortore për interesin e tij politik. 

Në rastin konkret, ai është akti i fundit i përdorimit politik që Sali Berisha i ka bërë atij si president.

Akti i heqjes së një kurore lulesh dërguar nga Lulzim Basha nuk është bërë në emër të ndonjë armiqësie që familja Nishani ka me Lulzim Bashën. Është dhe më keq.

Është bërë për të “respektuar” Sali Berishën, i cili nuk mund të shikonte para syve dhe një tufë me lule me emrin e Lulzim Bashës.

Njeriu që shpesh herë u turret njerëzve në emër të kanunit dhe gjakmarrjes, në fakt ka bërë një gjest që as kanuni nuk ta lejon, pasi dhe ai të jep 24 orë kohë të shkosh tek familja e të vrarit.

Bujar Nishani dhe Lulzim Basha as ishin vrarë, as ishin prerë. E vetmja pakënaqësi e Nishanit ka qenë mos futja në listën e deputetëve më 2021, por siç doli, çdo listë, në çdo palë zgjedhjet, e ka bërë në fakt Sali Berisha.

Por dhe sikur ta ketë bërë Lulzim Basha, kjo nuk është një akt lufte i përjetshëm. 

Gjesti i shëmtuar në kufitjë e neverisë në një ceremoni mortore, është identiteti real i Sali Berishës.

Nuk ka lënë njeri që ka vdekur në këtë vend dhe e ka pas kundërshtar, pa e përbaltur.

Dikujt duke i përmendur dashnore, të tjerëve baballarë, nëna e motra.

Bujar Nishanin që e kishte mik, e përdori edhe të vdekur për të sulmuar armikun e tij.

Ky është respekti real që Sali Berisha ka për Bujar Nishanin.

Lotët e tij duke lexuar fjalimin, pasi u shkri së qeshuri me Rexhep Meidanin, janë në fakt makthi që ka për të ardhmen, ku do të ketë gjithnjë e më pak njerëz që mund t’i përdorë, edhe kur ikin nga kjo botë. 

baze berishes lotet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.