Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjekmarkaj: Nuk do ta votoj kandidaturën e Bajram Begajt

22:54 / June 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
285046690 1667284233671929 6863743439728405488 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj është shprehur se nuk do ta votojë ditën e nesërme kandidatin për President të Republikës që ka propozuar PS-ja, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Bajram Begajn.

Në lidhje me këtë vendim të tijin, Gjekmarkaj ka argumentuar se kjo ishte një zgjedhje e njëanshme dhe e papritur. Megjithatë, Gjekmarkaj i ka uruar sukese kandidatit për president, Begajt.

Agron Gjekmarkaj: Mendoj që opozita dhe shoqëria shqiptare përtej opozitës ka kandidatura shumë më të mira dhe shumë më prestigjioze. Unë nuk e paragjykoj CV-në e Begajt, nuk e di si e ka arritur. Është e drejta e tij ta ketë arritur me dinjitet. E meriton një shans edhe Begaj si president.

Arjan Curi: Ju do ta votoni nesër?

Agron Gjekmarkaj: Jo, unë nuk  e kam ndarë ende me veten se  çfarë do të bëj. Kur e pashë në zyrën e kryeministrit, m’u shtuan dilemat. Ndoshta po të kishte qenë një president ashtu siç diskutohej më përpara, qoftë edhe Fatos Nano që është lideri historik i socialistëve, do të kisha patur një luftë të brendshme për të shkuar për ta votuar, apo Majlinda Bregun që ka qenë për 6 vjet ministre e PD-së, shumë më tepër për ta votuar, ndërsa këtë zgjedhje kaq të njëanshme dhe kaq të beftë, pa e paragjykuar dhe duke i uruar sukses në punën e tij, nuk do ta votoj kandidaturën e zotit Begaj.

bajram bega gjekmarkaj votim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.