Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bajram Begaj duhet të lërë detyrën për t’u zgjedhur President!

23:06 / June 3, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Begaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e nesërme, kandidati për President, Bajram Begaj pritet të heqë dorë nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe grada gjeneralmajor përpara votimit në Parlament.

Dorëheqja e tij nga Forcat e Armatosura, “detyrohet” nga neni 89 i Kushtëtutës, e cila përcakton se Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike. Ndërsa gradën gjeneralmajor, mund ta mbajnë vetëm oficerët aktivë.

Por dorëheqja e tij nga detyra dhe grada nuk janë kaq të thjeshta. Bajram Begaj ka marrë detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së si dhe gradën gjeneralmajor me anë të dekreteve nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Pikërisht këtu buron edhe mundesia qe kjo te sjelle nje diskutim procedurial, sepse në këtë rast dorëheqja e tij për shkak të gradës Gjeneralmajor dhe detyrës së Shefit të Shtabit të Ushtrisë shqiptare, duhet të pranohen përpara votimit në Parlament edhe nga Presidenti i Republikës. Edhe pse nuk duket që të ketë ndonjë frymë apo konjukturë për të krijuar një ngërç procedurial në këtë situatë, një skenar i tillë është gjithësesi i mundshëm.

Një rrethanë që mund të mos jetë në favorin e Begajt, është pikërisht qëndrimi që ai mbajti gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e sotme në Kryeministri. Begaj e bëri thuajse fakt të kryer se ai do të marrë postin e Presidentit, pa i marrë parasysh hapat proçeduriale që duhen ndjekur deri në fund.

“Është vlerësim shumë i madh të jesh President i një vendi, do të përpiqem të jem në lartësinë e detyrës për kryerjen e saj. Vij nga ushtra dhe mjekësia dy profesione të mira dhe besoj se nëse do të votohem nesër nga parlamenti do të jem i lumtur për kryerjen e detyrës. Për ushtarakun, nderi, detyra dhe atdheu janë motoja e punës. Do jem 24/7 në shërbim të kësaj motoje” – u shpreh Begaj gjatë takimit me Kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi dhe ndoshta mund të mos jeteë nesër në Tiranë, derisa të fillojë seanca e votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit.

Begaj është ushtarak, madje nr. 1 i hierarkisë së saj, ndaj edhe nuk mund te largohet nga posti dhe grada, pa u bërë formalizimi i saj sepse po t’i referohemi gërmës së rregullave të ushtrisë ky akt mund të konsiderohet ndoshta edhe si një “dezertim”.

Këto paqartësi pritet që të sqarohen gjatë së shtunës së 4 qershorit që është caktuar nga Kuvendi si dita për zhvillimin e seancës plenare të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Nisur nga këto paqartësi, mazhoranca duhet të kryqezojë gishtat, që gjithçka të shkojë sipas parashikimeve të saj më optimiste!

bajram begaj detyren president
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.