Grupi parlamentar i PS është thirrur të mblidhet në orën 10.00 paradite sot, për të mbledhur 20 firmat mbështetëse për Presidentin e ri.
Duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati për President të Republikës, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë.
Afati maksimal i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve është ora 12:00 e 4 qershorit, ndërsa më pas, në orën 16:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve, që do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS.
Kuvendi do të zhvillojë sot një seancë të jashtëzakonshme plenare në orën 18:00 raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri, teksa Partia Socialiste ka zyrtarizuar tashmë kandidatin e saj për president, atë të gjeneralit Bajram Begaj.
