Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Krujë/ Droni kap ‘mat’ kultivuesit duke vaditur kanabisin

09:57 / June 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 31
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Krujës ka zbuluar bimë narkotike me anë të dronit, ndërsa janë arrestuar dy persona.

Uniformat blu bëjnë me dije se bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në territotin e fshatit Rranze, kishte të kultivuara bimë narkotike kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bruz Zalli”, duke përdorur edhe dronë për kontrollin e territorit.

Si rezultat i monitorimit me dron, në zonën e quajtur “Bruz Zall”, është evidentuar duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, shtetasi S. H., i cili sapo ka parë dronin ka tentuar të fshihet, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bruz Zalli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Krujë.

Evidentohet nga droni duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Në pranga edhe një 39-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 45-vjeçarit.

Gjatë kontrollit sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike kanabis, në formë boçesh.

Asgjësohen me anë të djegies 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në territotin e fshatit Rranze, kishte të kultivuara bimë narkotike, shërbimet e Policisë Krujë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bruz Zalli”, duke përdorur edhe dronë për kontrollin e territorit.

Si rezultat i monitorimit me dron, në zonën e quajtur “Bruz Zall”, është evidentuar duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, shtetasi S. H., i cili sapo ka parë dronin ka tentuar të fshihet, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një qese me lëndë narkotike në formë boçesh, që ia kishte dhënë shtetasi N. A., banues në fshatin Rranze, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestuan në flagrancë shtetasit S. H., 45 vjeç dhe N. A., 39 vjeç, banues në Rranze, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndeshja Shqipëri-San Marino/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

09:36 / October 6, 2026

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.