Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy standardet e drejtësisë/  Anëtarja e KPK Etleda Çiftja merret e pandehur nga SPAK, por vijon punën. Ardian Hajdari u pezullua

17:02 / June 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
etleda ciftja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftija.

Ndaj Etleda Çiftjas rëndojnë akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.

Por megjithëse Etleda Çiftja është marrë e pandehur nga SPAK, ajo nuk është pezulluar nga detyra.

Edhe pse deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ajo ka vijuar të jetë pjesë e trupave që gjykojnë subjektet e rivlerësimit.

Dy standardet

Ajo që vihet re është standardi i dyfishtë që është ndjekur për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Edhe anëtari tjetër i KPK-së Ardian Hajdari u kallëzua penalisht për të njëjtin fakt, si dhe për fshehje të ardhurash. Rreth dy javë më parë SPAK i ka kërkuar gjykatës respektive gjykimin e Ardian Hajdarit për veprat penale “fshehje e të ardhurave” dhe “…deklarim të rremë të pasurisë…”, ndërsa u pushua procedimi për “falsifikim të dokumenteve” me argumentin se dy akuzat e para e përfshijë në vetvete.

Por nëse Ardian Hajdari u pezullua menjëherë nga detyra, çuditërisht kolegia e tij ndaj së cilës rëndojnë të njëjtat akuza për deklarim të rremë dhe falsifikim vijon që të ushtrojë detyrën normalisht duke pasur në dorë fatin e subjekteve të rivlerësimit.

Kujtojmë këtu që i njëjti kallëzim është bërë edhe për i ish-anëtarin tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë ka marrë dënimin nga GJKKO dhe më pas u shkarkua nga detyra. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit.

Pra, edhe pse me të njëjtat akuza për falsifikim dhe deklarim të rremë, nëse Hajdari është pezulluar si anëtar i KPK-së dhe Luan Daci akoma më keq, u dënua me burg, por që iu konvertua në shërbim prove, për Etleda Çiftjen ligji nuk vepron njësoj.

Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Agron Duka hap pularinë për protestuesit: Vezët i keni falas, por kujdes me njerëzit

20:40 / October 9, 2026

Nis fushata e vaksinimit kundër gripit, Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat shpëtojnë jetë

20:20 / October 9, 2026

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Anëtarësimi në BE/ Vendet anëtare japin dritën jeshile për mbylljen e Kapitullit 20, Rama: Forcohet perspektiva e Shqipërisë për investime, inovacion dhe punësim

19:20 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.