Bajram Begaj, i cili pritet të votohet sot si President i Republikës ka mbërritur në ambiente te Parlamentit.
Begaj u paraqit me një makinë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kujtojmë që ai ishte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por pasi u propozua nga Kryesia e PS për kandidat për President dha dorëheqjen.
