Parlamenti voton sot kandidaturën e Bajram Begajt për President të Shqipërisë.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka prezantuar raportin, duke thënë ndër të tjera se Bajram Begaj i plotëson të gjitha kushtet dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore.
Ndërkohë, Sali Berisha ka kërkuar fjalën, por procedura nuk e lejon.
Tê pranishëm në Kuvend janë 103 deputetë.
Nga opozita te pranishëm jane:
Luciano Boçi, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferraj, Ina Zhupa, Agron Gjekmarkaj, Belind Kelliçi, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Monika Kryemadhi, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Kasem Mahmutaj, Petrit Vasili, Vangjel Dule, Shpetim Idrizi, Fatmir Mediu, Mensila Doda, Agron Duka, Luan Baçi, Dashamir Shehi, Isuf Çela, Nusret Abdullai.
Sali Berisha kërkon për herë të dytë fjalën në Kuvend. Por sipas rregullores kur Kuvendi mblidhet për zgjedhjen e Presidentit duhet të ketë heshtje dhe jo debate. Kështu kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka vijuar me procedurën e votimit.
Sali Berisha: Për procedurë
Lindita Nikolla: Nuk ka procedurë.
Sali Berisha: Kërkoj fjalën për procedurë.
Lindita Nikolla: Vijojmë me votimin.
Sali Berisha: Po e trajton parlamentin sikur të ishte në Korenë e Veriut
Pas kësaj, Sali Berisha ka lënë ambientet e sallës së Kuvendit dhe ka komunikuar me gazetarët.
“Sot, në Parlament, po kryhet një dhunim i shëmtuar i kushtetutës së vendit. Një akt anti kushtetues. Votohet në shkelje flagrante të kushtetutës, për President, njeriu që kalon nga karrige e Shefit të Shtabit, në atë të Kreut të Shtetit, duke shkelur në mënyrën më të hapur nenin 167 të Kushtetutës. Ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet dhe as zgjidhet President”, tha Sali Berisha.
