U luajtën në orën 20:45, pesë takimet e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020. Gjermania mposhti në limite Holandën, në një sfidë spektakolare që prodhoi plot 5 gola, por në fund ishin “panzerat” ata që triumfuan.
Në sfidat e tjera, Belgjika dhe Polonia fituan me lehtësi ndaj Qipros dhe Letonisë. Ndërkohë Maqedonia e Veriut, iu fal golit të shqiptarit Enis Bardhi, duke arritur një barazim të çmuar në transfertë përballë Sllovenisë.
Ja të gjitha rezultatet dhe golat e sfidave të mbrëmjes.
REZULTATET
HOLANDË-GJERMANI 2-3
De Ligt 47′, Depaj 63′ / Sane 15′, Gnabri 34′, Shulz 90′
QIPRO-BELGJIKË 0-2
Hazard 10′, Batshuai 18′
SLLOVENI-MAQEDONIA E VERIUT 1-1
Zajç 34′ / Bardhi 47′
POLONI-LETONI 2-0
Levandovski 76′, Glik 84′
IRLANDA E VERIUT-BJELLORUSI 2-1
Evans 30′, Magenis 87′ / Staseviç 33′