Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Viti nis keq për këta francezë, bllokohen në karusel

18:08 / January 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ert
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ata kishin menduar që ta kalonin Vitin e Ri në një mënyrë mjaft speciale dhe në një farë mënyre ia arritën. Eksperienca e tyre duhet që të zgjaste pak minuta dhe të ishte ekzaltuese, për mbrëmjen e Vitit të Ri, por 8 francezë u detyruan të kalonin thuajse të gjithë natën të bllokuar në ajër, në një karusel gjigant.

“Qëndruam shumë gjatë, ishte ftohtë dhe kishim frikë. Mendova se nuk do të dilja që andej, ishte e tmerrshme”, tha 23-vjeçari Antoine, i mbuluar me një batanije pasi u shpëtua nga zjarrfikësit, në agimin e të martës, pasi ndenji 9 orë. Bashkë me 5 adoleshentë, Antoine dhe dy të rritur të tjerë, u ngjitën në krahun metalik 52 metra të gjatë, të quajtur “Bomber Maxxx” për një xhiro në qendër të qytetit Ren.

“Pamë shkëndija, dëgjuam një zhurmë të madhe metalike dhe patëm frikë për më të keqen”, thotë nëna e një 13-vjeçareje, e cila mbeti e bllokuar. Zjarrfikësit bënë disa përpjekje për t’i nxjerrë të bllokuarit, por shkalla e tyre 30 metra e lartë ishte shumë e shkurtër.

Më pas u thirr një helikopter dhe personi i parë u shpëtua pak para mesnate. Më pas u vijua me të tjerët, një e nga një. Në orët e para të mëngjesit pati edhe një përplasje fizike mes familjeve dhe punonjësve të kompleksit të lojrave. Gazi lotsjellës u ndje në ajër, por nuk u bë e qartë se kush e përdori atë.

I fundit person i bllokuar u ul në tokë rreth orës 6 të mëngjesit. “Vitin tjetër do të qëndroj në shtëpi me shampanjë dhe biskota”, thotë babai i një prej të bllokuarve.

France ngec viti i ri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Italia në Francë, shkollat europiane nën alarmet për bomba

14:33 / November 12, 2026

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni bën ulje emergjente në një bazë ushtarake në Francë

10:40 / November 5, 2026

“Ekstremistët e Antifa po djegin Francën”, Macron: Radikalët e majtë, pas dhunës në protesta

13:11 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.