Klevis Gurraj dhe Bekim Gurraj, dy vëllezërit nga Bajza në Malësinë e Madhe që janë ndaluar nga policia si të dyshuar për grabitjen e një filiali banke në Koplik.
Ndërkohë në orën 10:00 pritet që policia vendore e Shkodrës dhe prokuroria të dalin me një komunikatë për shtyp lidhur me këtë ngjarje.
Policia ka shoqëruar rreth 15 persona në total duke bërë ndalimin e dy vëllezërve ndërsa po punohet për ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë për këtë grabitje. Po ashtu policia dhe prokuroria do të dalin në komunikatë edhe për një tjetër ngjarje në Malësinë e Madhe që ka të bëjë me ndalimin e dy shtetasve të dyshuar për shtëpi bari.
