Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Dita e Mjedisit, Tirana prezanton teknologjinë e re me kazanë nëntokësorë për mbetjet

13:04 / June 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
52122341950 f4bf73eb70 c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të parë, Tirana do të përdorë një teknologji të re për grumbullimin dhe diferencimin e mbetjeve. Mbetjet nuk do të hidhen më në koshat ku jemi mësuar deri më tani, por në kontejnerë nëntokësorë, të cilët nuk krijojnë papastërti përreth tyre dhe shmangin aromat e këqija, sidomos në verë. Kjo mënyrë e re e mbledhjes së mbeturinave që do të pilotohet fillimisht në disa pika të Tiranës, do të shtrihet më pas edhe në zona të tjera.

Prezantimi i teknologjisë së re u bë në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorit italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci. Kryebashkiaku Veliaj tha se koha tregoi që krijimi i “Eco Tirana”, një bashkëpunim midis Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës, e më vonë edhe Viçencës, është një nga historitë e suksesit në menaxhimin publik. “Historia më e madhe e suksesit në menaxhimin publik ishte partneriteti që bëmë me Veronën. Tani na është bashkuar edhe Bashkia e Viçencës. Në fillim pati kundërshti, dikush shkruante në portale se ‘po na marrin punën’, por qartazi tani puna bëhet më mirë dhe më lirë”, tha Veliaj.

Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për suksesin e nismës së re, pasi është e nevojshme edhe një mentalitet i ri. Sot ka njerëz, të cilët e kanë drejtuar këtë vend, ish president dhe ish kryeministër që thonë “janë mafiozë këta të Romës, mafiozë këta të Viçencës, edhe këta të Butrintit”. Po si mund të vijnë investitorët kur ti dëgjon një ish president dhe ish kryeministër, i cili sot është shpallur ‘non grata’, që i vë emrin ‘mafioz’ kujtdo që i prish interesin?Një vend normal nuk funksionon kështu. Ndaj, përpara se të pastrojmë rrugët e asfaltit të Tiranës, duhet të pastrojmë njëherë rrugët e logjikës tonë, të bëhemi njerëz perëndimorë; nëse kanë diçka, le të shkojnë t’i denoncojnë – a thua se i zgjidhën këta non-gratat problemet e tyre këtu dhe tani po merren edhe me hallet e Veronës dhe Viçencës! Kjo çmenduri duhet të ndalojë, nëse duam të jemi një vend i hapur, nëse duam të jemi një vend që i mirëpret sipërmarrësit”, deklaroi ai.

Duke vlerësuar nismën e qeverisë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike si një mënyrë për të ulur ndotjen, kreu i Bashkisë sqaroi si do të shtrihet ky projekt në qytet. “Duam që kazanët të jenë nën tokë, që të mos zënë sipërfaqe mbi rrugë. Por, na duhet të mësohemi si t’i përdorim dhe të sigurohemi që kazanët e mbyllur, nën tokë, nuk janë si pika ku ti thjesht e lë qesen tek koka e kazanit. Për këtë do të ketë edhe trajnues vullnetarë nga Eco Tirana në secilat nga pikat e pilotimit. I uroj shumë sukses Eco Tiranës sepse ka sjellë një risi në pastrimin e rrugëve dhe shesheve tona, sidomos duke filluar nga zona rreth Unazës së Vogël, pastaj me zonën e Bllokut dhe eventualisht kudo tjetër”, Veliaj.

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci vlerësoi se teknologjia e re në mbledhjen e mbetjeve do të ketë një impakt të rëndësishëm edhe në uljen e nivelit të ndotjes në kryeqytet. “Është një partneritet që funksionon shumë mirë. Ne nuk shohim atë çka kemi bërë, por drejt asaj që duam të bëjmë; mendojmë për atë që do të bëjmë nesër. Tirana po investon në këta kontenierë të një teknologjie të re, të cilët do të ulin ndotjen e mjedisit dhe do të shërbejnë në përmirësimin e efikasitetit të mbledhjes së plehrave”, shtoi ambasadori Bucci.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.