Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta firmosi nga Stambolli lirimin nga detyra të Begajt, Presidenca i përgjigjet Berishës: Dekreti u hartua në Tiranë. Na vjen keq për ata që…

14:33 / June 5, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bajram begaj ilir meta e re 1 629x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Firmosja e dekretit për lirimin nga detyra e Bajram Begajt që mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga ana e presidentit Ilir Meta teksa ishte në Stamboll, shkaktoi reagime në politikë. Nga opozita u cilësua jo kushtetuese veprimi i Metës nga jashtë territorit.

Ndërkohë, për të sqaruar situatën në fjalë, vjen reagimi nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi. Ky i fundit sqaron lirimi nga detyra i Begajt është administruar në Tiranë pasi kërkesa dhe më pas dekreti është punuar në Presidencë.

Sipas Blushit, pasi dekreti është hartuar, i është përcjellë Presidentit, i cili e ka shprehur vullnetin e tij publikisht përmes nënshkrimit të aktit që mos të bëhej pengesë për ecurinë e procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sqarim i Këshilltarit për Mediat dhe Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fmeta firmosi ne stamboll dekretin per doreheqjen e begajt vjen sqarimi nga presidenca%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

5 qershor 2022

Në përgjigje të interesimit të mediave BalkanWeb, News 24, Ora News, ABC, Syri TV, Panorama Online, Euronews Albania, Klan News, gazeta Standard, si dhe në sqarim të opinionit publik, bëjmë me dije se:

Propozimi i Kryeministrit dhe kërkesa për dorëheqje e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga detyra dhe lirimin nga shërbimi aktiv është administruar në Tiranë, është shqyrtuar nga stafi i Presidentit të Republikës në Selinë e Tij, po në Tiranë.

Pasi është arritur në përfundimin se, propozimi i Kryeministrit dhe dorëheqja e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm duhej pranuar, pa vonesë dhe në mënyrë që Presidenti Meta të mos bëhej pengesë për ecurinë e procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri, praktika administrative dhe Dekreti i Presidentit është punuar në Tiranë, është hartuar në Tiranë, është numërtuar në Tiranë dhe i është përcjellë Presidentit, i cili e ka shprehur vullnetin e Tij publikisht përmes nënshkrimit të aktit.

Në vijim kopje e dekretit të nënshkruar është administruar elektronikisht në Tiranë në selinë e Presidentit, nga ku sipas procedurave ligjore administrative është sekretuar dhe kopje e këtij dekreti e vulosur me shkresë zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidentit i është përcjellë zyrtarisht autoriteteve kërkuese (Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes).

Forma, përmbajtja dhe ekstremitetet e dekretit të Presidentit të Republikës nuk ndryshojnë, pavarësisht vendit nga ku është bërë publik vullneti dhe nënshkruar ky akt.

Miratimi i një dekreti Presidencial si formë e shprehjes së vullnetit mund të bëhet kudo, por shqyrtimi i praktikës dhe hartimi i aktit, plotësimi i ekremiteteve, numërtimit, protokollimit, sekretimit, njehsimit, etj, janë veprime administrative që kryhen në Tiranë, në selinë e Institucionit të Presidentit të Republikës nga ku kryhet sipas ligjit dhe përcjellja zyrtare e aktit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit për zbatim tek autoritetet përgjegjëse apo kërkuese.

Kushtetuta në nenin 93 parashikon vetëm se, Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.

Për çdo të interesuar që dëshiron të njihet me përmbajtjen e dekretit e gjen atë të publikuar si gjithmonë në faqen e institucionit në linkun e mëposhtëm:

Nëse ndokush dëshiron të njihet me dekretin edhe në format shkresor, mund të paraqesë një kërkesë për një kopje te njehsuar të këtij akti dhe mund ta sfidojë atë sipas dëshirës në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Administrative apo në çdo organ ku ai e konsideron të aplikueshme dhe të realizueshme të drejtën e tij.

Presidenti i Republikës ka përgjegjësinë kushtetuese të ushtrojë kompetencat e tij, në përputhje me Kushtetutën dhe në respekt të parimit të luajalitetit kushtetues ka ofruar dhe do të ofrojë gjithëmonë mbështetje të sinqertë për ruajtjen e kushtetushmërisë, si dhe duke mos u bërë pengesë pa ndonjë shkak të ligjshëm apo kushtetues për procedurat parlamentare.

Presidenti Meta, jo vetëm në këtë rast, por asnjëherë nuk i është bërë pengesë autoriteteve/funksionarëve të lartë shtetërorë që me vullnetin e tyre të lirë heqin dorë nga mbajtja e një detyre publike.

Për më tepër që në rastin konkret bëhej fjalë për Presidentin e ri të Republikës.

Na vjen keq për të gjithë ata që humbën rastin t’i mbanin iso këngës “Presidenti i vjetër bllokoi ardhjen e Presidentit të ri”!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

85 votat e socialistëve për ‘Territorialen’, Manja-opozitës: Mund të bëjmë edhe 90, por s’na duhen!

23:06 / October 9, 2026

Ambasadorja e BE-së me ministrin Karakaçi: Lidhjet energjetike dhe të transportit afrojnë Shqipërinë me tregun europian

22:42 / October 9, 2026

Agron Duka hap pularinë për protestuesit: Vezët i keni falas, por kujdes me njerëzit

20:40 / October 9, 2026

Nis fushata e vaksinimit kundër gripit, Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat shpëtojnë jetë

20:20 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.