Trupi i pajetë i një gruaja, gjysmë e zhveshur është gjetur pranë përroit Parmigliola, në Marinella di Sarzana, në provincën e La Spezia në Itali. Ngjarja në fjalë është zbuluar pak pas orës 2 të natës së kaluar.
Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një shtetase me origjinë shqiptare, e moshës 30 deri në 40 vjeçe, por identifikimi i viktimës ende nuk është bërë e mundur. Pranë trupit nuk u gjet ndonjë çantë, dokumente identifikimi apo sende personale, shkruan Rai News.
Trupi i viktimës ishte mbuluar nga gjaku dhe nuk përjashtohet mundësia që gruaja të jetë qëlluar për vdekje nga dikush tjetër.
