Mali i Zi po planifikon të shkojë drejt legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.
Kjo nismë mbështetet nga partia URA e kryeministrit Dritan Abazoviç, si dhe nga Partia Socialiste Popullore, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës. Megjithatë, ku propozim kundërshtohet nga partia boshnjake në qeveri.
Deputetët e URA-s thonë për mediat malazeze se mbështetjen e tyre e bazojnë tek studimet më të fundit shkencore që vërtetojnë efektivitetin e kanabisit në sasi shumë të kufizuara për kurimin e disa sëmundjeve.
Kujtojmë se pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama bëri me se po përgatitet një draft për të lejuar legalizimin e kanabisit, i cili do të përdoret për arsye mjekësore.
