Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë bllokuar hapësirën ajrore për ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili pritet të vizitojë Beogradin në datat 6 dhe 7 qershor.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi gjatë ditës së sotme se situata rreth mbërritjes së Lavrov në Beograd është “e komplikuar” dhe se Vuçiç po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.
“Është vërtet e pabesueshme që situata në Evropë dhe në botë është e tillë që presidenti i një vendi duhet të merret me gjëra të tilla, siç është logjistika e udhëtimit të një ministri të jashtëm, që përcakton nëse ai do të vijë apo jo”, u shpreh BrnabiՎ.
Dy ditë më parë, Vuçiç tha se vizita e Lavrov tashmë ishte planifikuar dhe se rezultati i vizitës ishte i pasigurt derisa të realizohet.
Ai shtoi se nuk e përjashton mundësinë që vizita e Lavrovit në Beograd të rrezikojë vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz.