Pasi ka dalë nga Prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për dosjen e lobimit në SHBA gjatë 2017-tës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se është thirrur vetëm për deklarimet për financimet që ka bërë PD në formularin e deklarimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ai kërkoi që prokuroria të bënte publike përgjigjet e ardhura 6 muaj më parë nga SHBA dhe Britania e Madhe.
“Jemi thirrur sot për të dhnëë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Bëj të qartë se hetimi i hapur tash prej një viti e gjysëm është mbi bazën e nenit 190 për cështjen e plotësimt të formularit të deklarimit në KQZ. Çështja po hetohet me kërkesë të PD është nëse këto formularë janë mbushur apo jo si duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtra e shpifje për të cilën është investuar qeveria që e aktivizon sa herë i duhet për nevoja politike. Ka një vit e gjysëm që ka nisur ky hetim, më shumë se gjashtë muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe të cilat vërtetojnë se as PD as një drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri as në SHBA, dhe as në Britaninë e Madhe. Ndaj i kam kërkuar prokurorisë dhe u nxis dhe ju t’i kërkoni të bëjnë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania”, tha Basha.