Elvana Gjata është një nga emrat më të pëlqyer në industrinë e muzikës shqiptare.
Pas pauzës, këngëtarja prej kohësh tashmë është rikthyer me këngë të një pas njëshme, të cilat kanë forcuar edhe njëherë pozitat e saj në tregun muzikorë. Elvana është shumë aktive edhe në rrjetet e saj sociale, ku shpeshherë ndan me ndjekësit situata gazmore nga jeta e saj e përditshme.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Gjata ka postuar në TikTok një video në palestër e cila ka rezultuar me një incident. Ndërkohë që ajo po bënte stërvitje mikesha e saj i ka gjuajtur topin e platesit i cili “e ka shtrirë përtokë” Elvanën.
Ju kujtojmë që para disa kohësh Elvana Gjata publikoi në Instagram dy foto nga pjesëmarrja e saj në sfilatën e Valdrin Sahitit me emrin “Zote”. Sikurse e pamë artistja shkëlqeu me fustanin e saj duke marrë goxha vëmendje.
Mirëpo, ajo që nuk pamë ne është ajo që ndodhi në festën e organizuar pas sfilatës.
Në postimin e saj Elvana vendosi një foto nga tapeti i kuq dhe një foto nga makina ku shihet se është rrëzuar me këmbët brenda makinës dhe duart në tokë.
