Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Patriot që nuk hyn në pazare”/ Begaj e Moisiu, takim 90 minutësh ‘kokë më kokë’, çfarë u tha mes tyre

12:01 / June 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
begaj moisiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i ri Bajram Begaj i shoqëruar nga Garda e Republikës udhëtoi dje drejt Baldushkut ku kishte fiksuar një takim me ishPresidentin Alfred Moisiun. Jo, rastësisht takimin e parë e kërkoi me të.

Të dy, veçse në kohë të ndryshme zhveshën kostumin e ushtarakut për një shërbim madhor ndaj vendit, drejtimin e presidencës shqiptare. I lidh karriera ushtarake, por edhe përvoja e mëparshme e Alfred Moisiut në krye të shtetit. Ndaj përgjatë 90 minutave së bashku, larg vëmendjes mediatike dhe temperaturave të larta të kryeqytetit, Bajram Begaj dëgjoi me vëmendje çdo fjalë siç u shpreh ai:

“Të këtij burri të urtë dhe patriot”. Pas bisedës së zhvilluar me Alfred Moisiun, Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj publikoi një foto me ish-kreun e shtetit ku shfaqet me dhuratën simbolike që mori prej tij, librin me kujtime “Mes Nanos dhe Berishës”. Lidhur me takimin mes tyre, Presidenti i ri vlerësoi paraardhësin e tij, duke e quajtur Alfred Moisiun një burrë të urtë dhe patriot.

Sipas Bajram Bajram Begajt tashmë Moisiu i përket historisë së vendit si President i të gjithë shqiptarëve.

“I përulur dhe i nderuar pranë këtij burri të urtë dhe patriot, i cili tanimë i përket historisë së vendit tonë si një President i të gjithë shqiptarëve. Me të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë shqiptarët. Faleminderit me mirënjohje për bekimin tuaj zoti President, Alfred Moisiu!”, tha Begaj për “Report Tv”.

Deri në marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Begaj do të zhvillojë disa takime të tjera. Në ditët dhe javët në vazhdim pritet të ketë takime me ish-presidentë të tjerë të vendit si Bamir Topi dhe Rexhep Mejdani. Bajram Begaj u zgjodh nga Parlamenti ditën e shtunë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, duke marrë edhe një votë nga opozita, ndërsa Berisha dhe Alibeaj e bojkotuan votimin. Përzgjedhja e tij nga PS-ja në krye të shtetit, për të pasuar kështu Ilir Metën në 24 korrik, solli reagime dhe kundërshti nga opozita, e cila e cilësoi zgjedhjen e Begajt antikushtetuese.

Gjatë votimit për emrin e Bajram Begajt për President, deputetët demokratë dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, braktisën procesin e votimit. Begaj është Presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-President Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.