Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pas bllokimit të vizitës në Beograd, reagon Lavrov: Anulimi i vizitës, i pashembullt

13:47 / June 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lavrov
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se anulimi i vizitës së tij në Serbi, ka qenë i pashembullt.

Lavrov i ka bërë këto deklarata në një konferencë për mediat, pasi vendet afër Serbisë – Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – kanë mbyllur hapësirat ajrore për aeroplanin që planifikohej të dërgonte kryediplomatin rus të hënën në Beograd.

Kryediplomati rus ka thënë se homologu i tij serb, Nikolla Sellakovic është ftuar në Moskë, dhe shpreson që udhëtimi i tij nuk do të pengohet.
Rusia ka fajësuar Perëndimin pasi Lavrov ka anuluar vizitën në Serbi.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e ka konsideruar vendimin “një tjetër kanal të mbyllur të komunikimit”, në disa komente që janë përcjellë nga agjencitë ruse të lajmeve.

Kremlini ka thënë të hënën se mbyllja e hapësirës ajrore ka qenë “veprim armiqësor”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se një veprim i tillë mund të ndryshojë orarin e takimeve të nivelit të lartë diplomatik.

Megjithatë, Peskov ka thënë se kjo gjë nuk do ta pengojë Moskën nga mbajtja e kontakteve me shtetet mike.

Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë të dielën se Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Federatës Ruse për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të këtij shteti për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, i cili ka paralajmëruar se do të vizitojë Beogradin të hënën.

Kërkesa e Ambasadës Ruse është bërë pavarësisht se Maqedonia e Veriut më 28 shkurt ka vendosur sanksione ajrore ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Presidenca e Serbisë ka bërë të ditur se në vend të takimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me Lavrovin, lideri serb do të takohet të hënën me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko.

Serbia, vend që ka lidhje të ngushta kulturore me Rusinë, e ka përballuar presionin për të marrë qëndrimin për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës.

Serbia është krejtësisht e varur nga nafta dhe gazi rus.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq janë pajtuar muajin e kaluar që Rusia të vazhdojë të dërgojë gaz natyror në Serbi, derisa disa shteteve u është bllokuar furnizimi për shkak se kanë refuzuar të paguajnë në rubla ruse.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvendet e ballkanit bllokuan aeroplanin e tij qe te udhetonte ne serbi vjen reagimi i kryediplomatit rus%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregullorja e re, GJKKO gjobit avokatët që bojkotojnë

16:08 / September 21, 2026

Ambasadorja e BE në Tiranë shkon në zyrën e Klodian Brahos, zbulohet fokusi i bisedës

16:05 / September 21, 2026

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve i drejtohen “Kushtetueses”, kërkojnë shfuqizimin e ligjit për pagat

15:08 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.