Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dash Shehi: Opozita u ngatërrua me këmbët e veta. Ja pse zgjedhja e presidentit nuk është në shkelje të Kushtetutës

22:01 / June 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashi bami
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashamir Shehi ka komentuar zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës. 

Shehi tha se procedura e njëanshme e zgjedhjes së tij, është e njëjta që ka ndodhur edhe me Presidentë të tjerë, siç e parashikon Kushtetuta dhe nuk sheh ndonjë çudi në të. 

Shehi tha se Begaj ka kohë të tregojë se nuk do të jetë Presidenti i Edi Ramës që e zgjodhi, por i të gjithë shqiptarëve! 

“Kjo ishte e drejta e socialistëve për ta zgjedhur dhe zgjodhën atë që deshën. Jemi brenda rregullave, Kushtetutës dhe brenda traditës tonë. Personi në vetëvete do ta tregojë rrugës. Deri sot është i zgjedhuri i Partisë Socialiste.

Nuk do ta paragjykoja. Ka kohë për të treguar që nuk është i Edi Ramës por i të gjithë shqiptarëve. E zgjodhi Rama sepse ja jep ligji dhe mundësia.

Opozita u ngatërrua me këmbët e veta, njëherë katër emra, njëherë tetë emra, etj. Në politikë shkruhet një dokument, bëhet transparencë.

Një grup i PD donte të godiste pjesën tjetër, grupi tjetër donte të fitonte simpati, etj. Opozita mund të prodhonte një ose dy personazhe, që mund të merrnin vota të caktuara dhe t’ju thoshte shqiptarëve ky është presidenti ynë moral.

Ne si opozitë nuk e bëmë këtë punë. Këtu është defekti i opozitës.

Pastaj, pretendimi se do të zgjidhet me konsensus dhe ai që ka pushtetin do t’ja lirojë palës tjetër, është përrallë e kotë”, tha Shehi. 

Dash Shehi ngaterrua Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.