Ishulli i Sazanit vijon prej ditësh të jetë nën “pushtetin” e flakëve, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur dhe ndërhyrja nga ajri.
Ministria e Mbrojtjes publikon pamje të operacionit nga ajri, ku avioni grek po punon për shuarjen e flakëve.
Ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha më herët se “Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan”.
Siç shihet nga pamjet, situata në Sazan vijon të jetë tejet kritike, ku i gjithë ishulli është “pushtuar” nga tymi dhe flakët.
