Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Detaje të reja nga djegia e zyrës së noterit Anagnosti në Sarandë, gjendet autori…

11:20 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noter
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.06.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, ku është djegur zyra noteriale e shtetasit A. A. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Flames”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në zyrën noteriale. 41-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve të tyre para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Flames”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: – M. S., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, i dënuar me parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. S., më datë 06.06.2022, ka vënë zjarr në zyrën noteriale të shtetasit A. A., në qytetin e Sarandës. Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbahej nga shtetasi A. A., në ambientet e zyrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshëmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Flajmi i fundit zjarri ne zyren e noterit anagnosti ne sarande policia zbardh ngjarjen kush eshte autori i denuar me pare dhe cfare u dogj%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.