Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Donte të hiqte dorë nga prostitucioni ose të kalonte më vete? Hipotezat për masakrimin e shqiptares në Itali

12:25 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia italiane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trupi i pajetë i 35-vjeçares Nevila Pjetri u gjet me shenja dhune dhe i gjakosur në orët e para të mëngjesit të së dielës në argjinaturën e përroit të Parmignolës. Karabinierët kanë nisur hetimet jo vetëm në zonën e Marinellës, ku shqiptarja punonte si prostitutë prej disa kohësh, por edhe në Toskanë, ku jetonte me bashkëshortin e saj.

Ky i fundit, edhe pse kishte rreth 1 vit i martuar me Nevila Pejtrin, ka deklaruar se nuk kishte dijeni për “jetën dyfishtë të 35-vjeçares”.

Hetuesit po shikojnë kontaktet e fundit të viktimës para se të hipte në makinën e vrasësit të saj. Një nga hipotezat është se shqiptarja mund të mos jetë masakruar nga një klient, por nga një antër i rrjetit të prostitucionit, raporton Ansa.it

Ndërkohë autopsia pritet të ndihmojë hetuesit për të kuptuar dinamikën e vrasjes. Raportohet se 35-vjeçarja është dhunuar dhe ka tentuar të mbrohet, por është goditur pas veshit të majtë.

Sipas hetuesve, dyshohet se Nevila Pjetri mund të ketë vendosur që të mos prostituojë më, ose të dilte më vete. Kjo mund të ketë firmosur urdhrin e saj të vdekjes.

Mbrëmjen e vrasjes, viktima mbërriti pranë një stacioni karburanti ku gjente klientë me makinën e saj. Më pas u pa duke hipur në një makinë të bardhë dhe u largua.

Një dëshmitar pa disa orë më vonë një burrë që doli nga makina dhe tërhoqi zvarrë trupin e saj të pajetë në shtratin e përroit Parmignola.

Karabinierët sekuestruan disa kamera në zonë në përpjekje për të rindërtuar orët e fundit të gruas dhe për të zbuluar kështu identitetin e vrasësit.

Bashkëshorti i saj shqiptar, me të cilin ishte e martuar prej një viti, punon si kopshtar. Të dy jetonin së bashku me Massa, megjithatë i shoqi viktimës ka deklaruar se nuk e dinte që bashkëshortja e tij ishte prostitutë.

Ai deklaroi se ka pritur gjithë natën më kot, pasi 35-vjeçarja nuk u kthye më e gjallë në banesë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina godet rafinerinë e Gazprom/ Sulmi në Moskë, me raketa balistike “Pelican”

12:21 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

11:29 / September 21, 2026

Trump dhe Macron takohen sot në New York/ Çfarë do të diskutojnë?

11:17 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.