Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Samiti i Ohrit, Berisha: Synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon

12:51 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha21 1 770x391 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha, hodhi akuza të forta ndaj Samitit të Ohrit, që do të zhvillohet sot për “Ballkanin e Hapur”, ku të pranishëm janë kryeministri shqiptar, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Duke folur për gazetarët, Berisha deklaroi se ky samit është një akt, që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.

“Sot jam këtu para jush për të denoncuar takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit. Pra, ky akt, ky samiti i Ohrit, është një samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit.

Mali i Zi nuk është anëtarësuar, ka shkuar për të marrë pjesë sepse Mali i Zi ka një kompozim në të cilin një pjesë e popullsisë së tij është të themi serbe në fakt. Pjesa dërrmuese e popullsisë malazeze nuk është me origjinë serbe dhe në ruajte të këtyre ekuilibrave, por pres Gjykanovic ka kundërshtuar hapur anëtarësimin e vendit të tij”, tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.