Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rusët i vranë nënën/ Rrëfimi tragjik i ukrainases: ‘Pashë mamin me plumb në kokë dhe gjak kudo’!

13:23 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Histori rrëqethëse vijnë nga Ukraina, e cila vijon të jetë nën pushtimin rus prej më shumë se tre muajsh. “The Sun” sjell sot historinë e tmerrshme të një vajze, të cilës i vranë nënën para syve.

Iryna Perlifon, 52 vjeçe, dhe vajza Karolina, 29 vjeçe, po përpiqeshin të tmerruara të iknin, kur Kharkiv u pushtua. Por, kur dy ushtarë rusë u ofruan ndihmë dhe u përpoqën t’i fshihnin, të katërt u qëlluan.

Iryna u godit në kokë dhe vdiq në krahët e vajzës së saj, njëri nga ushtarët rusë u vra gjithashtu, ndërsa tjetri mbeti i plagosur rëndë, por mundi të largohej.

Ndërkohë, 29-vjeçarja Karolina mbeti e plagosur, por mundi të mbijetonte dhe tani i ka treguar “The Sun” përvojën e saj të hidhur, ngjarje që po hetohet si një krim lufte.

“Mamaja ime po drejtonte makinën, kur e zuri paniku. U ndalëm dhe pamë dy ushtarë rusë. Ne kishim frikë për më të keqen, por ata në fakt na ndihmuan”, është shprehur e reja.

Rusët i kanë fshehur dy gratë pranë disa garazheve dhe kanë qëndruar me ta për 15 minuta, por një grup tjetër ushtarësh i panë dhe hapën zjarr. Karolina tha se “ushtari mik po lutej, duke thënë: mos qëlloni, mos qëlloni. Ai filloi të qajë. U bënë shumë të bërtitura. E kisha fytyrën poshtë. Gjithçka që dëgjoja ishin të shtënat. Kishte gjak kudo, kur ngrita sytë. Isha e bindur se do të vdisja. U ngrita dhe fillova të dridhesha, sepse mund të shihja mamin. I gjeta plumbin në kokë dhe kuptova se kishte vdekur. Kisha shumë frikë. Nuk mund ta besoja atë që ndodhi”, ka treguar Karolina.

Ajo u largua, ndërsa të shtënat vazhduan, dhe gjithashtu arriti të fuste rusin e plagosur në një makinë, për ta shpëtuar.

Ajo ka shtuar më tej në rrëfimin e saj se “Askush nuk e meriton këtë. Ne po përpiqeshim të dilnim. Është e tmerrshme. Më ka shkatërruar jetën. Jam shkatërruar nga pikëllimi”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

14:39 / September 21, 2026

Shtohen bizneset e reja/ QKB: U regjistruan mbi një mijë biznese të reja

14:35 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

Ukraina godet rafinerinë e Gazprom/ Sulmi në Moskë, me raketa balistike “Pelican”

12:21 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.