Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kapen me 324 kilogram kokainë, dënohen me burg përjetë 2 shqiptarët në Greqi

15:37 / June 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia greke 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Penale e Apelit në Greqi ka dënuar me burgim të përjetshëm 2 shqiptarë të cilët u arrestuan në janar të vitit të kaluar me 324 kg kokainë.

Sipas medieve greke, kjo është një nga sasitë më të mëdha të sekuestruara nga autoritetet ligj-zbatuese të qytetit dhe vlera e drogës arrinte rreth 30 milionë euro.

Në të njëjtën Gjykatë u dënua me 15 vite burg një shtetas serb, pasi gjyqtari i dha masë lehtësuese, ndryshe nga dy të akuzuarit e tjerë.

Bëhet fjalë për dy emigrant shqiptarë, 39 dhe 37 vjeç si dhe një shtetas serb 38-vjeç, ndërsa për të njëjtën çështje është shpallur në kërkim një shtetas tjetër serb, 34 vjeç.

Operacioni policor u organizua nga Prokuroria e Drogës së Selanikut, në bashkëpunim me DEA-n amerikane.

Sipas informacioneve, dy shqiptarët, do të shkonin nga Athina në Selanik për të marrë një ngarkesë kokaine.

I treti së bashku me bashkatdhetarin e tij 34-vjeçar, kishin mbërritur në Selanik me ngarkesën e paligjshme, ku kishin marrë me qira një apartament, në zonën “Xyladika” të qytetit. Vardari.

Në momentin kur në parkingun e pallatit po transportohej një sasi e pjesshme e drogës së konfiskuar, nga minibusi në makinë u zhvillua operacioni për kapjen e të treve. Ndërsa i katërti që po vëzhgonte nga ndërtesa me qira arriti të arratisej duke u hedhur nga ballkoni.

Ngarkesa konsiderohet se ka ardhur nga Amerika Latine”, dëshmoi në gjykatë kreu i Prokurorisë së Drogës së Selanikut, që kushton dhjetëra milionë euro.

“Këto sasi nuk vijnë në Greqi për të shëtitur”, shtoi polici dëshmitar dhe shprehu besimin se në këtë rast janë përfshirë edhe persona të tjerë, shkruan Zougla.gr.

Dy shqiptarët, të dënuar me burgim të përjetshëm, mohuan çdo lidhje me drogën. Vetë ata thanë se “u ngjitën” në Greqinë Veriore për të blerë disa “makina” dhe “dyshekë” për hotelin e tyre, ndërsa emëruan një person që, siç pretendonin, “u ngriti kurth”.

“Ai na shkatërroi jetën”, thanë ata.

Ndryshe nga shqiptarët, 38-vjeçari serb, ka pranuar përfshirjen e tij në këtë rast.

“E pranoj krimin, e pranoj që jam fajtor. Më ofruan të shkoja në Greqi për të bërë diçka të paligjshme. Më duhej për shkak të borxheve. Pothuajse e dija se ishte drogë, por nuk e dija as sasinë dhe as llojin e substancës”, tha ai në kërkim të faljes.

Ai shtoi se jetonte në Londër dhe kishte një pasaportë false kroate në kohën e arrestimit.

Pas vendimit të Gjykatës të tre të pandehurit janë kthyer në burg, ndërsa për të pandehurin e katërt vijojnë kërkimet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

Ukraina godet rafinerinë e Gazprom/ Sulmi në Moskë, me raketa balistike “Pelican”

12:21 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.