Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ligji i ri/ Gjermania u jep një shans të dytë atyre që u është refuzuar qëndrimi

16:02 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada berlin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Azilkërkuesit me kërkesë të refuzuar të azilit, por që ndërkohë janë të integruar në Gjermani, do të mund të qëndrojnë të ardhmen në Gjermani. Këtë e parashikon një projektligj i qeverisë gjermane.

Sipas një projektligji të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin, azilkërkuesit e refuzuar, por që janë integruar ndërkohë në Gjermani mund të qëndrojnë në të ardhmen në Gjermani, raporton revista gjermane “Der Spiegel”.

Në të njëjtën kohë qeveria do të dëbojë më shpejt të dënuarit për vepra penale.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser (SPD) kërkon ta paraqesë sa më shpejt projektligjin e quajtur “shans për të drejtë qëndrimi”, thuhet edhe në një njoftim të agjencisë KNA.

Me këtë migrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen “Duldung” (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) – do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani.

Nëse futet në fuqi rregullorja e re, prej saj do të përfitonin 105.000 vetë.

Außerordentliche Sportministerkonferenz – Nancy Faeser (SPD) – Bundesministerin für Inneres und Heimat,
Nancy Faeser (SPD)
Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi.

Nëse në këtë kohë ata tregojnë, se zotërojnë gjuhën gjermane, dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani.

Personat e dënuar nuk përfitojnë, ashtu si ata që kanë bërë të dhëna të gabuara për identitetin e tyre për të penguar dëbimin. Ky plan i ministres, Nancy Faeser ka qenë përcaktuar në marrëveshjen e koalicionit mes SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve.

Në të njëjtën kohë ministrja, Faeser angazhohet për dëbimin konsekuent të azilkërkuesve të refuzuar që nuk respektojnë ligjet gjermane. “Veçanërisht dëbimi i të dënuarve dhe personave rrezikues duhet të zhvillohet më me konsekuencë”, thuhet në projektligj. Për këtë do të ashpërsohen rregulloret e dëbimit, po sipas marrëveshjes së koalicionit.

DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina godet rafinerinë e Gazprom/ Sulmi në Moskë, me raketa balistike “Pelican”

12:21 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

11:29 / September 21, 2026

Trump dhe Macron takohen sot në New York/ Çfarë do të diskutojnë?

11:17 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.