Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy vrasje në më pak se 24 orë: Kush e ekzekutoi Nevila Pjetrin, zbulohet emri i të arrestuarit

19:54 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
transi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

La Repubblica ka bërë publik emrin e personit të arrestuar për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Itali. Ai është Daniele Bedini me precedentë penalë për grabitje dhe i akuzuar për dy vrasje të zbuluara në zonën e Sarzana, në një hark kohor prej 24 orësh.

Bedini është 32-vjeç dhe banues në Aulla dhe prej mëngjesit të kësaj të marte po hetohet për vdekjen e Nevila Pjetrit, prostitutës shqiptare 35 vjeçe, e cila u gjet e vrarë orët e para të së dielës në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana.

Hetuesit ranë në gjurmët e tij nëpërmjet pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë dhe falë hetimeve të kryera të dielën dhe ditën e djeshme. Për momentin, shkruan La Repubblica, i riu është i dyshuar vetëm për vrasjen e parë, atë të Nevilës. Bedini mësohet se po merret në pyetje që prej mesditës së sotme. Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund të ketë kryer vrasje për herë të dytë, për të eliminuar personin që e kishte parë 2 ditë më parë teksa shqiptarja futej në makinën e tij. Teksa trupi i pajetë i Nevilës u gjet rreth orës 02:00 të së dielës, mbrëmjen e së martës u gjet trupi i një transeksuali.

Ai quhej Carlo Bertolotti, 43-vjeç dhe me profesion parukier. Sipas hetuesve, ai u vra në mënyrë të ngjashme me Nevilën. Transeksuali u gjet rreth 3 kilometra larg vendit ku u gjet shqiptarja.

Bertolotti ushtronte prostitucion në periferi të Sarzana. Trupi i tij u gjet në afërsi të një automjeti të braktisur, që rezultoi se i përkiste viktimës. Në trupin e tij kishte shenja të dukshme dhune. Kishin qenë miqtë e tij që kishin denoncuar zhdukjen e 43-vjeçarit dhe momentalisht nuk përjashtohet mundësia që mund të jetë vrarë të njëjtën natë me Nevilën ose të hënën. Fillimisht policia mësohet se gjeti makinën e viktimës, brenda së cilës u zbuluan shenja gjaku. Vetëm disa orë më pas policia zbuloi trupin e tij të pajetë.

Autopsia e Nevila Pjetrit: Shqiptarja u vra me dy plumba pistolete të kalibrit 22 në kokë. Është kjo përgjigja e autopsisë. U qëllua fillimisht nga para, ndërsa plumbin tjetër e mori pas veshit të majtë. Mbetet ende për t’u sqaruar nëse 35-vjeçarja është vrarë në vendin ku u gjet apo diku tjetër./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.