Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Kam rënë në gjurmën e skandalit…”, Valteri hedh dyshimet e forta: Pse u larguan mediat sot sapo përmenda emrin e Ilir Metës

21:21 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
valteri1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti Halit Valteri ka depozituar në SPAK një kallëzim penal kundër presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Në studion e lajmeve të MCN TV, Valteri tha se i ka vënë në dispozicion organit të akuzës dokumentet që sipas tij provojnë akuzën për korrupsion. Këto të fundit, ai tha se i janë vënë në dispozicion nga gazetarë të huaj, pas interesit të tij lidhur me një artikull të botuar në gjermanen “Kronen Zeitung” pak javë më parë.

“Këtë javë më kanë ardhur këto dokumente. I kam përgatitur së bashku me disa miq të mi. Sot bëra një kallëzim në SPAK për korporatën LSI dhe çiftin udhëheqës të tij.

Nuk kam asnjë paralajmërim për ta. Ne jemi përpara një afere, që dyshohet se ka ndodhur për shkak të lobimit për të lartësuar figurën e zotit Meta. Flitet për dy lobime, dy kontrata me vlerë 690 mijë dollarë e padeklaruar.

Prisja t’i kisha këto dokumente dhe shumë të tjera që t’i bënim transparente”, tha Valteri.

Valteri tha se kreu i shtetit po ndikon te mediat që çështjes të mos i jepet vëmendja që meriton.

“Sot përpara SPAK ishin 15 media. Sapo përmenda emrin e Ilir Metës 10 ose 12 u larguan. Pra ka një qasje për të kapur të gjithë ata që nxjerrin në pah skandalet e tij. Kam rënë në gjurmë të këtij skandali pasi kam parë artikullin e “Kronen Zeitung”, u shpreh Valteri.

Halit Valteri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.