Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Të sfidoj këtu ose në Prokurori”/ Plas sherri mes Shemsi Prençit dhe Niko Peleshit

22:40 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
niko peleshi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Open” midis ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ish-kreut të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, përsa i përket zjarreve që për katër ditë shkrumbuan ishullin e Sazanit.

Prençi e ka kritikuar dikasterin e drejtuar nga Peleshi për një plan të gabuar për përballimin e zjarreve, pasi sipas tij duheshin përdorur helikopterët të parët dhe më pas forcat tokësore të ushtrisë.

Ndërkohë ministri Peleshi i është përgjigjur duke kërkuar nga Prençi që të mos devijojë prej të vërtetës pasi i ka drejtuar Emergjencat Civile dhe e kupton shumë mirë planin që është ndjekur për shuarjen e flakëve.

Pjesë nga debati:

Peleshi: Ne kemi reflektuar që ta bëjmë më mirë. Prej dy vitesh kemi bërë marrëveshje me NATO-n që të marrim më shumë eksperiencë. Tre helikopterë i kemi çuar te Agjencia e Prokurimit të NATO-s.

Prençi: Përse zoti Peleshi duhet të marrim ty për modelin e të vërtetës që ke 30 minuta që i bie rrotull dhe nuk thua të vërtetën për forcat ushtarake që kanë për detyrë mbrojtjen civile.

Peleshi: S’mund të kënaq egon tënde duke thënë që forcat ushtarake janë zero. Rrini gjithë ditën nëpër banaqe dhe shani e fyeni.

Prençi: Jo unë thashë që flota e armatosur nuk është në gatishmëri.

Peleshi: Silluni me dinjitet!

Prençi: Ju jeni modeli më i mirë i gënjeshtrës.

Peleshi: Po të më ngacmoni më tepër mund të them edhe diçka më shumë, por nuk dua të dal nga kornizat zyrtare. Se po ta them e di  që nuk ke për të shkuar më nëpër banaqe.

Prençi: E ftoj dhe e sfidoj ministrin të ballafaqohemi këtu ose prokurori. E sfidoj se pretendoj që jam me të vërtetën.

Prokurori shemsi prenci sherr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.