Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Goditet banda kriminale në Itali, në pranga 11 trafikantë, zbulohet roli i shqiptarëve

09:58 / June 8, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dia4 649x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion i antimafias italiane ka çuar në pranga 11 trafikantë droge, 5 prej të cilëve italianë dhe 6 shqiptarë, që banonin në provincat e Barit, Foggia-s e Lombardisë.

Nga hetimet e koordinuara të autoriteteve italiane, shqiptare dhe evropiane ka rezultuar se pas arrestimeve të fundit, që kanë ndikuar në trafikun e drogës mes dy brigjeve të Adriatikut, grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në krahinat e Barit dhe Foggia-s.

Në këto dy zona janë sekuestruar dy plantacione, të përbëra nga mbi 8 mijë bimë kanabisi, me peshë një tonë e gjysmë, nga të cilat do të mund të bëheshin mbi 10 mijë doza droge për t’u hedhur në treg.

Hetimet janë kryer mes tetorit 2018 – tetorit 2019, ku u zbulua se transporti tokësor i drogës bëhej nga korrierët shqiptarë. Nga hetimet u zbulua edhe marrësi i lëndës narkotike, që ishte në Basilica dhe Sicili.

Arrestimet janë kryer në Pulia dhe Lombardi, ndërsa u sekuestrua 140 kg hashash, gjysmë kilogram kokainë e pastër, 113 kg marijuanë, si dhe dy pistoleta të kalibrit 9.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë/ Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë

16:04 / November 7, 2026

Militantët e PD distancohen nga protestuesit pas përplasjes, ndahen në grupe me Nokën e Balliun

15:55 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.