Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

AMA e KPM në Departamentin Amerikan të Shtetit

10:39 / June 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 20220608 WA0007
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një delegacion i përbashkët i dy rregullatorëve të medias, së Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) është duke zhvilluar një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesit e dy autoriteteve rregullatore, kryesuar nga znj. Armela Krasniqi dhe z. Xhevat Latifi, zhvilluan një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u pritën nga z. Martin McDowell, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Juglindore.


Dinamika e zhvillimeve në të dy autoritetet rregullatore, si dhe sfidat me të cilat ato përballen, u prezantuan gjatë takimit, ku u vu theksi tek garantimi i lirisë së medias dhe konkurrencës së ndershme në transmetimet audio/audiovizive, por edhe duke përmendur përpjekjet që bëhen për të evituar fenomenet e çrregullimit informativ, më shumë në formën e dezinformimit apo propogandës. Të gjitha përpjekjet bëhen edhe më të domosdoshme duke patur në vëmendje luftën në Ukrainë dhe dezinformimin që është një kërcënim në vijimësi për të gjithë shoqëritë demokratike.
Sektori audiovizual u konsiderua si një hapësirë ku mund të bashkëpunohet me institucionet homologe apo subjekte të SHBA-ve për të ndikuar dhe mbështetur projekte të përmirësimit të cilësisë dhe shumëllojshmërisë së përmbajtjevetë transmetuara, si dhe rritjes së standarteve të rregullimit të operatorëve të licensuar në treg.


Drejtori Mcdowell duke falenderuar të dy kryetarët për punën që kryejnë institucionet rregullatore në Shqipëri dhe Kosovë përcolli përshëndetjet më të mira të z.Grabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretar i Zyrës për Çështje Europiane dhe Euroazinë. Z. Escobar për shkak të një axhende pune në rajon nuk mundi të përshëndeste personalisht delegacionet e AMA e KPM.

Takimet e perfaqesuesve nga AMA dhe KPM në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.