Pas fjalës së përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka mbajtur edhe një konferencë për media.
Rama: E kam thënë gjithmonë, kur të gjithë qeshnin, s’ka krizë. Do vijë momenti kur nuk do jetë më problem sa u rrit çmimi pro do jetë problemi ku ta gjejmë energjinë. Shqipëria është i veti vend ku çmimi i i energjisë nuk është prekur. Duhet të ketë një arsye pse më gjithë kumtet e kukuvajkave që këtu do bëjnë namin, që bujqësia do falimentonte, bujqësia është sektori që po rritet në aspektin e prodhimit dhe eksportit përtej parashikimit.
Opozita ju akuzon se Open Balkan është influencë e Rusisë në Ballkan.
Rama: Unë nuk flas asnjëherë për opozitat shqiptare të Shqipërisë nuk jam në Shqipëri, është parim. Të thuash që Ballkani i Hapur është projekt i Rusisë është njëlloj sikur të thuash që Be është Jugosllavia e re.
