Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

A fshihet ministri rus Lavrov pas nismës Open Balkan? Rama: Një peshkaqen i nivelit të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore

16:34 / June 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
F9684AD3 025B 4225 9232 548F1B395BAE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët të Open Balkan , iu përgjigj pyetjes nëse pas kësaj nisme qëndron ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Pyetje: Sa e kompromenton deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili tha se e mbështet Open Balkan. Kë favorizon Serbinë apo të gjitha vendet? A ka pasur reagim nga ndërkombëtarët?

Rama: Falënderoj Ali Ahmetin për praninë e tij këtu dhe dua të them që Ahmeti është një nga pionerët e “Ballkanit të Hapur” edhe kur nuk ishim akoma këtu ku jemi. Tani mjafton të shohim se çfarë është sot. Ali Ahmetit i thonin po ulesh me armiqtë me armiq. Ishte një kohë kur as nuk imagjinohej se gjuha shqipe do të ishte gjuhë zyrtare…Këto i them sepse kush do të dijë çfarë është Ballkani i Hapur mund të shohë rrugëtimin e Ali Ahmetit, është sot më mirë Maqedonia në bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve apo më keq. Ky është Ballkani i hapur. Ti nuk e zgjedh se më kë të ndash qiellin apo tokën, por t’i zgjedh se si të bashkëjetosh. Për ata që bëjmë pyetje për daljen apo hyrjen në “Open Balkan” .

Kjo nismë nuk është as OKB dhe as BE, nuk ka proces anëtarësimi, integrohesh sipas dëshirës…Ne nuk kemi në dorë ta ndryshojmë BE, por se si e bëjmë punën në Ballkan e kemi në dorë. Ne Ballkanin e Hapur e kemi krijuar për të zbatuar ato që janë aty. Sa për ministrin e Jashtëm rus, bëhet fjalë për një peshkaqen të nivelit shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore dhe shumë peshq kanë rënë në rrjedhën e trukeve të tij sepse nëse ai do të ishte mbështetës i Open Ballkan, do të ishte këtu. SHBA dhe BE nuk e duan Open Balkan, por ata janë këtu sot dhe ai nuk është. Këto lloj fabule, apo ushqimi e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur. Peshqve të Ballkanit të Mbyllur nuk kemi çfarë i bëjmë. Ballkani i Hapur është me njerëzit dhe për të gjithë njerëzit. Dua të them që të peshkosh në këtë ujin e historisë së marrëdhënieve Ballkani për të dëmtuar procese që janë në thyerje me të shkuarën dhe në ngjitje me të ardhmen është e lehtë, por nuk ka për të funksionuar. Ne nuk kemi pritur që Rusa të sulmojë Ukrainën, për të marrë vesh që Serbia ka marrëdhënie të veçantë me Rusinë. As nuk na ka penguar dhe as nuk na pengon kjo histori. Ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë që të ndërtojmë një histori…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.