Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nis sezoni i provimeve për maturantët/ Evis Kushi: Kur të vendosni për studimet e larta, zgjidhni degët që ka nevojë tregu i punës

18:00 / June 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Evis Kushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka përcjellë një mesazh për të gjithë nxënësit që ditën e nesërme do të zhvillojnë provimin e parë të maturës.

Kushi deklaroi se ky vit ka disa risi ndërsa i ftoi maturantët që do të studiojnë jashtë vendit që të jenë më optimistë.

Ajo u shpreh se maturantët duhet të jenë të orientuar për të zgjedhur programet e studimit për të cilët ka nevojë tregu i punës.

“Ju nesër keni provimin e parë të maturës dhe unë nuk mund të rrija pa përcjellë një mesazh urimi. Kthimi në normalitet pas pandemisë na ndihmoi të jemi më të fokusuar te matura shtetërore. E di që keni punuar shumë për të plotësuar njohuritë e marra gjatë mësimit online.

Këtë vit ka disa risi që dua t’i ndaj edhe njëherë me ju. Ju që do të studioni në Shqipëri duhet të jeni më shumë optimistë sepse cilësia e arsimit të lartë po rritet çdo ditë e më shumë. E ndërkohë pak ditë më parë ne kemi përcaktuar programet e studimit prioritet kombëtar të cilat do të ofrojnë përjashtim nga tarifa dhe mbështetje financiare me bursa studimi.

Kur të bëni zgjedhjen konsideroni edhe programet për të cilat ka nevojë tregu i punës dhe zhvillimi i vendit. Hapi i parë janë provimet e maturës. Punoni të qetë dhe me besim në vetvete. Ne kemi punuar fort për të marrë të gjitha masat. Mos harroni, ju lutem respektoni rregulloren gjatë provimit”, tha Evis Kushi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.