Ardian Çapja nuk do të dëshmojë për llogari të prokurorisë në procesin që po zhvillohet ndaj tij, ku akuzohet si porositës i vrasjes së Gentian Beqirit në 2012 në Elbasan. Prokurori deklaroi në seancë se tërhiqet nga pyetja e Çapjes duke theksuar se nuk ka pyetje për të.
Në seancë ka dëshmuar për gati 3 orë e gjysmë i pandehuri Etien Cani. Ai ka rrëfyer njohjen me Gentian Beqirin të cilin e konsideronte shokë të ngushtë. 31-vjeçari theksoi se nuk e ka takuar asnjëherë Ardian dhe Florenc Çapjan duke theksuar se takimet janë fantazi e bashkëpunëtorit të drejtësisë Ervis Bardhi.
Po ashtu, Cani ka mohuar që të kishte njohje të mëparshme edhe me Klajdi Dokollin të cilin pretendon se e ka takuar për herë të parë në Drejtorinë e Policisë kur është arrestuar.
