Një 59-vjeçar nga Qipro ka marrë hak ndaj ish-bashkëshortes së tij duke iu vënë flakën familjarëve të saj.
Ai dogji me benzinë dajën, hallën e ish-gruas, si dhe një të moshuar 73-vjeçar, të cilët ndodhen në spital, në gjendje kritike për jetën.
Pas krimit, ai më pas i dha fund jetës, duke u vetëvrarë. Ai u gjet i pajetë në një fushë pak orë pasi u shpall në kërkim nga policia.