Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rrëzohet qeveria në Bullgari, dy aleatët përplasen për veton ndaj Shkupit 

20:15 / June 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bullgaria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bullgaria po përballet me një tjetër krizë politike. Partia “Ka një popull të tillë” ka tërhequr të gjithë ministrat e saj nga qeveria, duke i dhënë fund koalicionit.

Ishte vet kryetari i partisë, Sllavi Trifonov ai që përmes një videopostimi në rrjetet sociale njoftoi se po largohen nga qeveria për dy arsye kryesore. E para është politika toleruese ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Kryeministri u ka premtuar liderëve në Evropë dhe në botë se do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe po bën gjithçka që është e mundur për ta bërë këtë, megjithëse shumica e bullgarëve duan që negociatat të hapen vetëm pasi te përmbushet Marrëveshja e Fqinjësisë mes dy vendeve. Kështu, ai shkel në mënyrë të rëndë dhe të pamëshirshme marrëveshjen e nënshkruar të koalicionit”, tha Trifonov.

Arsyeja e dytë, sipas Trifonov, është keqmenaxhimi i fondeve buxhetore.   I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Petkov, i cili nënvizoi se kjo krizë do të shmanget përmes një qeverisjeje të pakicës.

“Ajo që ne kemi vendosur është një qeveri e pakicës . Nuk do të diskutojmë më shumë, nuk do ta vonojmë ligjin. Një qeveri e pakicës është shumë më e mirë se një qeveri që përpiqet të marrë para shtesë. Nuk është morale të fshihesh nën ndonjë titull të përgjithshëm, por është morale kur i thua “jo” dërgimit të parave mafiozëve që i eksportonin paratë në thasë”, tha Kryeministri bullgar.

Rrëzimi i koalicionit në Bullgari vjen vetëm pak ditë para se liderët e Bashkimit Evropian të mblidhen për të diskutuar hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.