Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në shënjestër edhe policë, 17 shpërthime me tritol brenda 5 muajve 

21:08 / June 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
45FBCDC3 ACCF 4F08 9DD7 6FD049186535
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Brenda 5 muajve kanë ndodhur 17 shpërthime me tritol në vendin tonë.

Pak para mesnatës automjeti i policit të qarkullimit rrugor Lulëzim Muçës, u hodh në erë në Kavajë.

Një sasi tritoli ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës së tij.

Në dyqanin e rrobave në Durrës të reperit Noizy, shpërtheu një sasi tjetër tritoli rreth orës 4 të mëngjesit.

Por këto janë 2 nga 17 shpërthimet me tritol që kanë ndodhur brenda 5 muajve të fundit.

Në 4 raste kanë qenë në shënjestër efektivë policie.

“Alarmi parë është që është rikthyer tritoli në Shqipëri, ngjarjet po bëhen me eksploziv, është rikthyer viti 2013-2014. Janë shumë të lakmuara nga grupet kriminale, pasi shpërthimi me eksploziv nuk lë gjurmë. Alarmi dytë pastaj është që këto eksploziv po vihen ndaj funksionarëve publikë, ndaj efektivëve të policisë së shtetit. Sinjali më i madh është që grupet kriminale kanë ngritur dorë kundër shtetit”, thotë Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë.

Shkodra, Tirana, Durrësi dhe Vlora janë qytetet ku ndodhin më shumë shpërthime me tritol, por nga sigurohet eksplozivi?

“Duhet bërë një hetim mbi inventarin e eksplozivëve në Shqipëri. A është një inventar që vjen nga kompanitë e licencuara që merren me shpërthime në gurore etj., apo është një inventar që ne e kemi nga 1997 apo është një eksploziv që vjen nga jashtë. Kemi pasur grupe që e kanë sjellë nga Mali i zi.

Është një alarm, një rrezik i shtuar për sigurinë publike”, shprehet Karamuço.

Sipas statistikave të këtij viti, çdo 9 ditë në vend ndodh një shpërthim me tritol por në asnjë rast nuk është zbuluar autori.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

85 votat e socialistëve për ‘Territorialen’, Manja-opozitës: Mund të bëjmë edhe 90, por s’na duhen!

23:06 / October 9, 2026

Ambasadorja e BE-së me ministrin Karakaçi: Lidhjet energjetike dhe të transportit afrojnë Shqipërinë me tregun europian

22:42 / October 9, 2026

Agron Duka hap pularinë për protestuesit: Vezët i keni falas, por kujdes me njerëzit

20:40 / October 9, 2026

Nis fushata e vaksinimit kundër gripit, Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat shpëtojnë jetë

20:20 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.