Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fatmir Mediu bën deklaratën e fortë për ish-kreun e PD-së: Me Bashën kemi bërë debate goxha të rënda

22:32 / June 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mediu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv se ka pasur debate me ish-kryedemokratin Lulzim Basha, por nuk i ka bërë publike. Mediu tha se Basha ka pasur gjithmonë një problem me veten, që është dyzimi i tij, duke menduar “sot për sot” dhe jo në afatgjatë sa i takon hapave që hedh.

“Kemi bërë debate goxha të rënda me Bashën, por jo në publik. Kemi shkuar bashkë në Austri kemi takuar sekretarin e OSBE dhe bëri të kundërtën (djegia e mandateve). Opozita shkoi në zgjedhje e papërgatitur. Krijoi edhe një handikap të madh në raport me faktorin ndërkombëtar. Kam pasur gjithmonë një rregull edhe me Berishën edhe me Bashën, të them atë që është e drejtë. Edhe kur kam bërë debat me Bashën, s’ka qenë kundër Bashës. Basha ka pasur gjithmonë një problem me veten, ka qenë i dyzuar. Nuk ka qenë konstant, nuk ka qenë implementues. Nuk mendonte për hapin tjetër, mendonte sot për sot. Nuk e kishte të pjekur mendimin se ku do të shkonte. Edhe pse kërkonte koalicion mendonte që koalicionet do t’i shërbenin vetëm PD-së”.

Mediu tha se djegia e mandateve ishte një nga idiotësitë më të mëdha të opozitës.

debate debateve Fatmir Mediu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026

Rama: “Pasqyrë Albania” nuk mbulon dështimin e bashkëqeverisjes: “Atë që s’e bëri platforma, do ta bëjë Pasqyra”

10:33 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.