Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Debat i ashpër në emision, Bushati-deputetit të PS: Moska e do rajonin të çarë…

23:50 / June 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
analistet 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Open” u shtrua pyetja nëse deklarata mbështetëse e ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov për Ballkanin e Hapur, i dha kësaj nisme të përbashkët Rama-Vuçic puthjen e vdekjes.

Analisti Andi Bushati në përgjigjen e tij theksoi se ka dyshime për këtë pasi kryeministri i Shqipërisë dhe Serbisë gëzojnë sot një lobim shumë të fuqishëm dhe procesi do të vijojë përpara. Por në vijim gjatë debatit me Sekretarin Organizativ të PS, Arben Pëllumbi, Bushati shtoi se Rusia është tepër e lumtur që Ballkani i Hapur shkon drejt linjës së Beogradit dhe jo asaj të Bashkimit Europian.

Bushati: Jo nuk e di se Rama e Vuçic kanë lobim shumë të fuqishëm dhe janë shumë të vendosur ta çojnë përpara. Këto që e ka bërë Moska janë teori konspirative. Por në logjikë të thjeshtë a i intereson Moskës një Ballkan i dominuar nga Beogradi apo BE-ja. Padyshim që nga Beogradi. Ai është një qëndrim i hapur i Rusisë, pothuajse zyrtar i administratës së Putin. Edhe logjika ta do që Moska do një Ballkan të dominuar nga Serbia. Aq më tepër që deklaratë deri më tani kaq të favorshme në mbështetje të Ballkanit të Hapur s’ka as nga Franca as nga Gjermania por nga Moska.

Pëllumbi: Tani që u bë e qartë që qënka Lavrovi që e dashka këtë gjë. Shumë ok le të na e bëjnë të qartë dhe këta të Francës dhe Gjermanisë se qenka nismë pro-ruse. Po leji këto ça janë këto gjëra. Po ku jetoni mo, ça është kjo lloj logjike o Andi.

Bushati: Pikërisht se pretendoj se jam inteligjent dua dhe debatin ta bëjmë inteligjent.

Pëllumbi: Po e veshim Ballkanin e Hapur në këtë bisedë vetëm me pallto politike, sikur këtu rusi do të dominojë Ballkanin dhe të arrijmë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Bushati: Nuk thashë këtë gjë. Biles thashë që këto që e ka kurdisur Moska janë teori konspirative. Por ka një logjikë të thjeshtë ku e mbështes analizën time. A ka sot interes Moska që Ballkanin ta dominojë Beogradi?

Pëllumbi: Po ma shpjego pse mendon kështu se Ballkani i Hapur mua më duket një nismë shumë e mirë ekonomike.

Bushati: A ka interes Moska që Tirana dhe Prishtina të çahen dhe më shumë, sepse këto sot janë në kahe diametralisht të kundërta? Mua më duket se ndarja e Ballkanit më tresh dhe dy shteteve shqiptare më dysh është në interes të Rusisë.

Bushati Debat pellumbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.