Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kuvendi rrëzon në seancë Komisionin Hetimor për investimet strategjike, Alibeaj debaton me Nikollën

10:28 / June 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20210323143836kuvendi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kryetarja e Kuvendit janë përplasur me njëri-tjetrin në Kuvend, lidhur me kërkesën e selisë blu për futjen në rendin e ditës së diskutimit për Komisionin Hetimor për investimet strategjike.

Alibeaj e akuzoi Nikollën se nuk po respekton rregulloren e Parlamentit dhe ky është një turp për qeverinë, ndërsa kryetarja e Kuvendit e hodhi në votim kërkesën, e cila u rrëzua menjëherë me votat e shumicës.

Alibeaj: Kalimi kështu në mënyrë të fshehtë shpejt e shpejt nuk iu bën nder as juve dhe as parlamentit. Ndaj zonjë duhet të respektoni rregulloren e Parlamentit.

Nikolla: Ajo që thoni ju se kërkesa paraqitet për miratim në seancën plenare më ta afërt por jo më larg se 15 ditë. Pra jemi konform rregullore dhe ligjit.  Po bëni kërkesë për futjen në rendin e ditës? Nuk miratohet nuk futet në rendin e ditës. Zotëri jemi në procedurën e votimit siç na përcakton rregullorja dhe ligji përkatës neni 47 dhe neni i 7 i rregullores.

Alibeaj: Zonjë, ju lutem qetësohuni pak dhe pyesin dhe administratën tuaj për rregullshmërinë e mbarëvajtjes së seancës. Nuk ka qenë në rendin e ditës kjo pikë deri para 5 minutash. Ka disa rregulla si futet një çështje në rendin e ditës së seancës. Ju hodhët në votim një çështje pa kërkesë, vendosët mos të futet në rendin e ditës. Keni bërë një gjë me mënd në fakt se kjo çështje kërkon diskutim nga ne që e propozuam. Deputetët duhet të përgatiten. Kështu që ne nuk e kuptojmë këtë ngutjen tuaj. Ne duam ti jepet mundësia të gjithë deputetëve sepse është një çështje që u përket qytetarëve. Të drejtën për diskutim nuk mund të na e hiqni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.