Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Hetimi për ‘Investimet Strategjike’/ Bardhi: Ju e rrëzuat se një nga ministret rrezikon burgun!

11:02 / June 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e demokratëve për ngritjen e një Komisioni për Investimet Strategjike.

Nga Foltorja e Kuvendit, Bardhi u shpreh se mazhoranca ka frikë të hetojë procedurat e investimeve, pasi ka deputetë dhe ministra që rrezikojnë burgun.

Bardhi thotë se në kushtet e konfliktit të interest, bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, ka marrë statusin e investitorit strategjik.

“Të na japësh ti Balla leksione për shkresat dhe administratën, është tja fusësh me vrap nga ky parliament. Në 24 maj, konferenca e kryetarëve rrëzoi kërkesën e parë të PD-së me pretekstin se Agron Duka ishte tërhequr nga kjo kërkesë. Ju e rrëzuat kërkesën në kundërshtim me ligjin pas inga 35 firma ngelën 34. Sipas pikës 2 të nenit 5 të ligjit për komisionet hetimore, mjaftojnë 5 firma të deputetëve që klërkesa për komision hetimor të shqyrtohet nga seanca plenare. Ekzistenca e 35 firma për të ngritur komision.

Nuk ka nevojë për 35 firma që kërkesa të shqyrtohet në seancë plenare. 34 nismëtarët e tjerë të kërkesës për komision hetimor. Kemi paraqitur në datë 27 maj, një kërkesë ku sqarojmë, pasi jemi njohur me tërheqjen e firmës së Agron Dukës, kemi bërë korrigjimin dhe pasqyrimin e këtij fakti në kërkesën e komisionit hetimor. Hartuam një kërkesë të 36 deputetëve të Kuvendit. Është hartuar komform ligjit për komisionet hetimore.

I gjithë sqarimi që keni bërë në konferencë kryetarësh, është një justifikim sepse qytetarët janë dëshmitarë se 1 javë përpara se të depozitonim një kërkesë për ngritjen e komisionit, kryeministri tha harrojeni se do ngremë komision hetimor për të hetuar procedurat e investimeve strategjike.

Një deputet i këtij Kuvendi që është një nga ministrat më të rëndësishëm të këtij Kuvendi, rrezikon mandatin dhe së dyti të shkojë në burg. Në kushtet e flagrante të interest, bashkëshorti I saj ka fituar statuisin e investitorit strategjik. Individë anonimë me kompani offshore, kanë përfituar të gjitha projektet për investime strategjike.

Pasuri publike janë kthyer në plaçkë ku ministrat ndajnë pronat me njëri-tjetrin. Kryeministri zgjohet në mëngjes dhe përcakton se kujt do t’i japë një copë tokë në bregdet. Dilni këtu dhe nuk dini se çfarë flisni. Zonja kryetare, merr listën e 36 firmëtarëve dhe pyeti kolegët këtu a kanë vullnet për ngritjen e komisionit hetimor” – tha Bardhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.