Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ura Velipojë-Ulqin/ Balla i bën thirrje opozitës: Ose votojeni ose do të bëheni ‘turpi i botës’!

11:10 / June 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vota
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu ka bërë thirrje deputetëve opozitarë të mbështetin dhe votojnë projektin e Urës mbi Bunë.

Teksa tha se është ura që do të na bashkojë me vëllezërit tanë në Ulqin, Balla u tha deputetëve të opozitës se nëse dalin kundër këtij projekti kur të votohet në kuvend, do të jetë turp për ta, kur të miratohet buxheti i vitit 2023.

“Dua që të them në emër të grupit parlamentar të shumicës, vlerësimin maksimal për atë që ndodhi në Ohër, për rezultatet mbreslënëse do të doja të shprehja mbështetjen maksimale të të gjithë Kuvendit të Shqipërisë për projektin historik, ‘Ura mbi Bunë’, është një projekt tepër i rëndësishëm që bashkon dy vende të Ballkanit Perëndimor, por që ne shqiptarët na bashkon më shumë me vëllezërit në Ulqin.

Dua të shpreh gjithë vlerësimin maksimal për kryeministrin Abvazovic dhe kryeministrin Rama me shpresën dhe besimin që ky projekt do të realizohet së shpejti.

Dhe thirrja ime për ju sot këtu është, edhe do ta dëgjoni sa herë të flas që kur të vij buxheti I vitit 2023 do të ishtë në turpin tuaj të votoni kundër buxhetit që do të ndërtojë një urë që na bashkon. Kur të vij diskutimi për buxhetin mos harorni që do të votoni kundër një projekti historik që do të bashkojë Velipojën me Ulqinin.” – tha Balla.

Projekti Ura mbi Bunë u prezantua të mërkurën, 08 Qershor gjatë samitit të Ballkanit të Hapur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.