Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vdiq gjatë pushimeve në Dhërmi, miku i studentit nga Londra: Ishte plot jetë

13:32 / June 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Turisti Dhermi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turisti britanik, 21-vjeçari Zohar Collins humbi jetën më 1 qershor pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi ku po qëndronte.

“Një student hebre nga Londra, i cili “gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij” ka vdekur gjatë pushimeve në Shqipëri”, shkruajnë mediet britanike.

Studenti i fizikës i Universitetit të Leeds-it kishte udhëtuar me miqtë në Dhërmi, një qytet turistik në rivierën shqiptare, pasi mbaroi vitin e tretë të universitetit.

Shoku i tij ka folur për mediet dhe ka treguar se ishte së bashku me të në ditën e fundit të jetës.

Lexo edhe: Ra nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi, i riu anglez ndërron jetë rrugës për në spital
“Isha me Zoharin në ditën e tij të fundit në këtë planet dhe mund t’ju them me besim se ai ishte i lumtur, plot jetë dhe duke shijuar botën përreth tij si gjithmonë. ”

Trupi I tij ndodhet ende në Shqipëri, ndërkohë që në internet ka nisur një mbledhje fondesh për të ndihmuar prindërit dhe 3 vëllezërit e tij që të marrin trupin e pajetë.

Në një deklaratë, Shoqata e Fizikës së Universitetit të Leeds u shpreh se ai ishte një “mik të dashur” dhe “anëtar jashtëzakonisht i vlerësuar”.

Në deklaratë thuhej: Humbja e Zoharit lë një boshllëk të madh në jetën tonë dhe në komunitet, i cili nuk do jetë më i njëjtë pa të.

21-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Vlorës. Dyshohet se në gjendje të dehur ai u rrëzua nga kati I tretë dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.