Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Hipokrizia ruse në Ukrainë/ Prishin shkollat, e lënë mesazhe: Ne jemi vëllezër, mos na luftoni…

13:43 / June 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fjala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur forcat ukrainase rifituan kontrollin e Katyuzhanka, një fshat në veri të Kievit që kishte qenë nën pushtimin rus për më shumë se një muaj, ata gjetën shkollën lokale të shkatërruar. Çdo pajisje që nuk ishte vjedhur, ishte thyer ndërsa kishte edhe një varrezë të improvizuar në oborrin e shkollës dhe llogore të thella ishin hapur nëpër fushën e futbollit.

Ndërkohë ajo që ka çuditur rrjetin ishte shkrimi i gjetur në dërrasën e zezë të njërës prej klasave të shkatërruara.

Fjalët e shkruara me shkumës në dërrasën e varur në mur pak më poshtë portretit të Isaac Njutonit, i dedikoheshin nxënësve dhe janë nënshkruar nga ushtarët rusë.

Aty shkruhej: “Fëmijë, na vjen keq për një rrëmujë të tillë, ne u përpoqëm të shpëtonim shkollën, por pati shpërthime. Jetoni në paqe, kujdesuni për veten dhe mos i përsërisni gabimet që kanë bërë të moshuarit tuaj. Ukraina dhe Rusia janë një popull!!! Paqja qoftë me ju vëllezër e motra!”

Shënimi, i shkruar në rusisht, në krahasim me gjuhën ukrainase — gjuha e mësimit të shkollës, ishte një nga disa që kanë mbetur në dërrasat e zeza dhe muret e ndërtesës. “Ne jemi për paqen në të gjithë botën,” shkruhet në një tjetër.

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur se kush i ka shkruar shënimet, por Mikola Mikitchik, drejtori i shkollës së mesme të Katyuzhanka, i tha CNN muajin e kaluar se u ndje i neveritur kur gjeti shënimet.

“Ata shkruan ‘Rusët dhe ukrainasit janë vëllezër’ dhe në të njëjtën kohë grabitën shkollën … prishën kompjuterët, hoqën hard-disqet, hoqën laptopët, printerat, nuk lanë asgjë në shkollë! Është barbarizëm dhe hipokrizi”, tha ai.

“Le të jetojmë në miqësi!!!” ishte shënuar në një tabelë tjetër”, tha një tjetër mësues

Ndërkohë një fotografi nga një klasë tjetër tregon një tabelë që thotë: “Ne jemi të gjithë sllavë. Nuk është mirë që vëllezërit të shkojnë kundër njëri-tjetrit me thikë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026

Protestat/ Rama: Progresraporti i BE-së kërkon dialog politik, e drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet shmangur

12:36 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.