Në seancën e sotme parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilën e akuzoi se ka dhënë tendera sekretë gjatë pandemisë. Ndaj, sipas tij, ajo duhej të kishte dhënë dorëheqjen me kohë.
Deklaratave të kreut të PD-së në drejtim të saj, Manastirliu iu përgjigj ashpër, duke e konsideruar një hipokrit që nuk ka bëri asgjë për shëndetësisë në kohën kur ishte në pushtet.
“Çfarë hipokrizie, po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde dhe më vjen keq por kur flet ti për shëndetësinë që për 8 vite nuk bërë një qendër shëndetësore nuk bleve një ambulancë ti i bëre spitalet kioska ku shiteshin pizhame. Për të kuptuar atë që s’kuptoje dot se nuk dinte nga të vinte e keqja, pare se të flasësh për shëndetësinë e vdekjen dhe vetëm ty mund të ngazëlleje vdekje kë për tu përgjigjur me atë se çfarë ti je me damkë, damkën e ‘non gratës’. Kur të vish këtu e falësh për atë që ti nuk bërë, prandaj jemi duke punuar dyfish, s’do ishim duke bërë ato që nuk bëre ti. A ka më të madh hipokrit sepse të gëzosh për vdekjen, vetëm ti mund ta bësh se ty s’të bën përshtypje vdekje, si s’të kanë bërë përshtypje vdekjet e të pafajshmëve në Gërdec, s’të shkon të flasësh për hipokrizi aq më pak sesi u menaxhua pandemia. E vërteta tregon s Shqipëria e ka përballuar pandeminë me dinjitet duke i siguruar gjithë mbështetjen stafeve mjekësore dhe garancinë për qytetarët shqiptarë që u vaksinuan kur vendet e tjera të rajonit nuk patën vaksina. Kur të vish të flasësh herë tjetër me fakte dhe mos na bëj hipokritin”, tha Manastirliu.