Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ilir Meta zbulon çfarë i kërkoi Fatos Nano: Donte të bëhej President

22:25 / June 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta nano 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta foli për planet e tij pas 24 korrikut datë kur do të lërë edhe karrigen e presidentit. Meta deklaroi se do të angazhohet për instaluar referendumin. Ai foli edhe për krijimin e LSI-së duke përmendur edhe një diskutim me ish kryeministrin e asaj kohe Fatos Nano. Ai tha se Nano i propozoi që ai të bëhej president dhe Meta kryeministër.

Meta: Së pari, pesimizmi është vetëm humbje kohe. Së dyti kam qenë më koherenti se kushdo në raport me Kushtetutën, me mosndryshimin e Kushtetutës. Angazhimi im për të ardhmen kryesore, nuk është thjesht luftë për pushtet, është pikërisht për të instaluar referendumin që ne e kemi në Kushtetutë dhe po kështu për të bashkëpunuar me të gjithë ata shqiptarë që kanë nxjerrë mësime pas kësaj kohe dhe që kanë kuptuar që gjëja më e rëndësishme për të ardhmen tonë, për vendin tonë është Kushtetuta.

Edhe kur kam krijuar LSI-në, jo se doja të krijoja një parti. Ma ka sjellë Nano marrëveshjen për të firmosur që të bëhesha kryeministër që ai të bëhej president.

Krijova partinë për të hequr një pengesë të madhe që kishte të bënte për çeljen e negociatave të asociim stabilizimit. Disa gjëra ndryshuan, u çelën negociatat, por nuk u mbyllën. Për mua nuk janë të rëndësishme partitë. PS-ja të cilës unë i vajta në ditët më të errëta, në 1991, në opozitë vajta dhe unë e kisha kollaj PD-në se student isha. Për mua nuk janë të rëndësishme partitë, për mua është i rëndësishëm vendi dhe t’i shërbej vendit. Nuk është një sfidë e lehtë, por këtë eksperiencë që kam, këtë vullnet që kam dhe çdo gjë që kam të akumuluar në 30 e ca vite politike, gjithçka si eksperiencë, si vendosmëri do ta investoj në këtë drejtim, në drejtim të fuqizimit të opozitarizmit dhe çkapja e opozitës do sjellë çkapjen e shtetit dhe do ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve.

Ilir Meta president
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.