Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vendosja e eksplozivit në ‘bissnes-in’ e Noizy-t, ja çfarë ‘kapi’ kamera. Misteri me autorët dhe…

09:54 / June 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nuna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rigels Raku, ose siç njihet në publik si Noizy, ka preferuar të mos e drejtojë gishtin tek askush në lidhje me vendosjen e lëndës plasëse në bizneset e tij në Durrës.

Ai ka dhënë vetëm një dëshmi të shkurtër për grupin e hetimit duke theksuar se konflikt ka vetëm me Cllevion, por që nuk mund ta konsiderojë atë si autor të vendosjes së dinamitit në lokal. “Unë isha në gjumë. Më vonë më lajmëruan për atë që kishte ndodhur.

Nuk mund të fajësoj asnjë pa pasur prova. Konflikt kam vetëm me Cllevion, por nuk mund t’ia vë dot gishtin nëse e ka bërë ai. S’kam prova të mjaftueshme. Nuk di çfarë të them më shumë”, është shprehur reperi njohur, i cili u përfshi në një konflikt të ashpër me reperin tjetër Cllevion. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së mërkurës në lagjen 13 të qytetit bregdetar, në zonën e njohur si zona e Plazhit.

Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë. Por fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i ngjarjes është shumë i frekuentuar sidomos në këtë periudhë.

Grupi i Cllevios nuk e ka marrë përsipër shpërthimin dhe nga hetimi i deritanishëm nuk ka ende asnjë të ndaluar. Grupi hetimor po heton kryesisht në konfliktin e fundit që pati me Noizy-n, i cili së bashku me grupin e tij dhunuan reperin Cllevio pranë një tjetër lokali në pronësi të tij në Durrës në zonën e Curilave.

Për këtë ngjarje është angazhuar Komisariati i Policisë së Durrësit, e më konkretisht sektori i krimeve të rënda. Burime nga ky komisariat bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme është vijuar me ekspertizën e vendit të ngjarjes nga ku është konstatuar se ndaj lokalit të këngëtarit është përdorur lëndë plasëse tritol e shpërthyer me kapsollë me fitil zjarrpërcjellës, pra me ndezje.

Më pas lënda plasëse është hedhur mbi qepenin e lokalit butik “Illyrian”, duke shkatërruar qepenin e thyer xhamat e lokalit “Rigels Shisha Lounge”, si dhe xhamat e disa apartamenteve. Hetuesit kanë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë aty pranë, por deri tani nuk ka pasur asnjë provë konkrete për shpërthimin me lëndë plasëse.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.